Dyshohet se po bashkëjetonte me të miturën, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë duke bashkëjetuar me një vajzë të moshës së mitur.

Sipas policisë vajza e mitur me datë 30 korrik 2021 ishte raportuar nga familjarët e saj si person i zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.