Foto: Ilustrim

Dyshohet se planifikonte të kryente vrasje, shtetasi nga Shqipëria arrestohet në Gjakovë

 

Një person nga Shqipëria është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimet se kishte planifikuar të kryente një vrasje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Pas një pune hetimore me datë 28.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti  kishte planifikuar të kryej veprën e lartcekur. Në lidhe me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cili pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.