Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dyshohet se përmes shantazhit trevjeçar ia mori mbi 4 mijë euro një gruaje, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë nën dyshimin se në një periudhë trevjeçare, duke e shantazhuar një grua, ia ka marrë 4,100 euro.

Policia ka njoftuar se më 8 dhjetor 2022 është bërë edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, derisa rasti ishte raportuar në polici më 1 dhjetor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me datë 08.12.2022 është bërë kontrolli i shtëpisë se të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në periudhën trevjeçare, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare, ia ka marrë 4100 euro. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje” – thuhet nga Policia.