Dyshohet se organizonte lojëra të fatit, arrestohet i dyshuari në Uglarë të Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Uglarë të Gjilanit, pasi që i njëjti dyshohet se në lokalin e tij ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhoz dhe lojëra tjera të fatit.

Sipas raportit policor të 24-orëve të fundit, njësitë policore kanë dal në vend ngjarje dhe në cilësi të provave materiale kanë arritur që të konfiskojnë mjetet e përdorura për organizimin e lojërave të fatit.

Sendet e konfiskuara janë gurë, çipa, letra bixhozi si dhe 16 euro para të gatshme të hasura në tavolinën ku po zhvilloheshin lojërat.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në orët e para të ditës së sotme Policia e Kosovës ka nisur një aksion në fshatin Karaqevë të Kamenicës, pas dyshimeve se në këtë fshat po organizoheshin ilegalisht lojëra të fatit.

Policia ka njoftuar se në këtë aksion janë disa persona të arrestuar.

Vijon aksioni në Karaçevë: Ka të arrestuar dhe po rrënohen disa objekte