Dyshohet se një person u fundos në liqenin e Batllavës
25.8.2019 - 17:38
Një person dyshohet së është fundosur në Liqenin e Batllavës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënesja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar nje informacion se një person dyshohet të jetë fundosur në liqenin e Batllavës. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.