Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se një grua është dhunuar në Pejë 

Një grua dyshohet se është dhunuar në Pejë, të dielën, më 03.11.2024. 

Rasti është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë, të lëshuar më 04.11.2024. 

Ndërsa viktima thuhet se është dërguar për ekzaminim mjekësor. 

Lidhur me këtë rast, Policia thotë se është arrestuar i dyshuari N.N, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.