Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Dyshohet se një foshnje lindi pa shenja jete në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet

Në Spitalin e Pejës dyshohet se një foshnje u lind pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonion e Pejës, Fadil Gashi, për Kallxo.com bëri të ditur se rasti është raportuar nga babai pasi u ishte thënë se foshnja lirohet sot, por kjo nuk ka ndodhur.

“Sot është raportuar që një foshnje ka lindur pa shenja jete, prindi i foshnjes e ka njoftuar policinë pasi u kanë premtuar që foshnja do u lirohej sot. Pas kësaj ka dalë prokurori dhe inspektorët sanitarë. Rasti është në hetim pasi do shkojë edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Gashi.