
Dyshohet se një 27-vjeçar i zhdukur ka rënë nga Ura e Fshajt - FSK angazhon ekipe për kërkim
10.1.2025 - 15:39
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar ekipe në kërkim-shpëtim për gjetjen e një 27 vjeçari të zhdukur, që dyshohet të ketë rënë nga Ura e Fshajt më 24 dhjetor 2024.
Personi i zhdukur me inicialet A. H. është nga Komuna e Gjakovës.
“Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari, me inicialet A. H. nga Komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt më 24.12.2024.” – thuhet në njoftimin e FSK-së.
FSK thekson se angazhimi i ekipeve erdhi me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës.