
Ilustrim.
Dyshohet se një 11-vjeçare u dhunua seksualisht në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Ferizajit. Një vajzë e mitur, 11 vjeçare, dyshohet se është dhunuar seksualisht.
Dhunimi i të miturës dyshohet se ka ndodhur që nga fundi i muajit janar deri në fillim të muajit shkurt.
I dyshuari është arrestuar dhe me Vendim të Gjykatës i është caktuar masa e paraburgimit, për 30 ditë.
I dyshuari dyshohet se dhunimin e kishte bërë në një tualet publik, në hyrje të një banese në qytetin e Ferizajit.
“Në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajit, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit ‘T.’, pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur, e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj, ku i pandehuri shiste cigare, gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën, e kishte quar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka njoftuar palët se ankesa kundër këtij Aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.