Policia e Kosovës

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet e pastaj lirohet

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në Obiliq.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është identifikuar dhe arrestuar një burrë, pasi që ditë më parë dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 16 tetor 2022.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.