Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohet se ngacmoi ish të dashurën, arrestohet dhe i konfiskohet një pistoletë

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Demir Vitija” në Prishtinë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia e Kosovës.