Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se nga pakujdesia shkrepi një mjet shpërthyes, personi pëson lëndime të rënda

Një burrë derisa ishte në shtëpi dyshohet se nga pakujdesia ka shkrepur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Si pasojë e kësaj, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Dobrigje të Gjakovës dhe sipas Policisë rasti është nën hetime.

Kallxo.com raportoi gjatë të enjtes lidhur me këtë rast.

Një i ri në Gjakovë lëndohet rëndë, i shpërtheu zolla