Ilustrim
Dyshohet se ndihmuan në rrëmbimin e një të mituri, arrestohen dy persona
25.7.2024 - 22:42
Dy persona janë ndaluar sot, më 25.07.2024, për veprën penale – ndihmë në kryerje të veprës penale.
Të ndaluarit i kanë ofruar ndihmë të dyshuarit kryesor për rrëmbimin e një të mituri.
Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com prokurori Agron Uka.
Ai tha se që nga marrja e informacionit kanë vepruar dhe kanë arritur që të arrestojnë dy të dyshuar, ndërsa ai kryesori ende është në arrati.
“Rasti është ende në trajtim, për dy kam lëshuar vendim për ndalim, janë për veprën penale të dhënies së ndihmës ndërsa i dyshuari kryesor ende është në arrati”- tha Uka për Kallxo.com.
Policia e Kosovës kishte njoftuar për një rast rrëmbimi të një të mituri, rast të cilin e ka paraqitur në Polici motra e viktimës.