Foto-Ilustrim

Dyshohet se kultivoi bimë narkotike, arrestohet një burrë nga Vitia

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person në mbajte për 48 orë, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike.

Sipas njoftimit, i dyshuari E. A., në afërsi të vendbanimit të tij në Komunën e Vitisë, ka kultivuar bimë të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se më 29.08.2024, gjatë një urdhërkontrolli nga zyrtarë policor, perosnit të dyshuar i janë gjetur 9 bimë “Canabis Sativa”, me gjatësi prej 80-210 cm, e të cilat sipas tyre janë asgjësuar. 

“I pandehuri E. A., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”- thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themeloore në Gjilan të lëshuar sot, më 30.08.2024.