
Foto: Ilustrim
Dyshohet se kreu vjedhje në dy markete në Gjilan, arrestohet një person
12.2.2025 - 10:18
Policia e Kosovës, më 11.02.2025, e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete në Gjilan.
Të njëjtit i janë sekuestruar telefona mobil, para të gatshme dhe një sasi e konsiderueshme e cigareve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në dy markete – lokacione të ndryshme. Si prova materiale janë sekuestruar: dy telefona mobil, 230 euro kesh para dhe një sasi të cigareve në vlerë rreth 500 euro.” – tha Policia në Raportin 24-orësh.
Tutje, Policia njoftoi se pas intervistimit me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.