Dyshohet se kontrabanduan katër shtetas të Afganistanit, aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, pasi po dyshohen se kanë kontrabanduar katër shtetas të Afganistanit.

Rasti sipas aktakuzës,ka ndodhur më 28 mars 2022, rreth orës 21:25 minuta në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë ku i akuzuari Q.A., me automjetin e tij të markës ,”BMW” së bashku me të akuzuarin e dytë A.A., marrin katër shtetas të Afganistanit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se të njëjtit kanë qenë pa dokumente të identifikimit ku dhe janë ndaluar nga Policia.

“Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Afganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit”, thuhet në njoftim.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur për veprën penale kontrabandimi me migrantë të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.