ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Dyshohet se kontrabandonte migrantë, arrestohet qytetari nga Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar nga Leposaviqi pasi i njëjti është kapur duke transportuar tetë migrantë , shtetas sirianë.

Rasti i cili ka ndodhur dje është cilësuar nga Policia si, ‘kontrabandim me migrantë’.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.