Ilustrim

Dyshohet se kanosi prindërit dhe fqinjin, arrestohet 33-vjeçari në Prizren

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 33-vjeçar në Prizren i cili dyshohet se kanosi prindërit e tij dhe fqinjin.

Sipas Policisë, për të dyshuarin është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:20.