Ilustrim

Dyshohet se kanosi një grua në Vushtrri, arrestohet 35-vjeçari

Një person në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka kanosur një grua.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Adnan Shyti” në Vushtrri.

Ndaj të dyshuarit G. XH., 35 vjeçar, Policia ka njoftuar se është iniciuar rasti për ‘Kanosje’.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.