Ilustrim

Dyshohet se kanosi me vrasje ish-të dashurën, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë muajve maj – shtator në Gjilan një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj, e dyshuara femër kosovare”- thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara sipas policisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.