Foto: Ilustrim

Dyshohet se i dërgoi mesazhe erotike të miturës, arrestohet një person

Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, pasi që përmes rrjeteve sociale ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një vajzës së mitur.

Sipas raportit policor, kjo ka ndodhur në periudhën shkurt – mars të këtij viti, në Prizren.

I dyshuari ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si ngacmim seksual.