
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Dyshohet se goditi motrën me mjet të fortë, arrestohet gjilanasi
12.3.2023 - 12:18
Lëndime trupore ka pësuar motra e një të dyshuari në Gjilan, pasi ky i fundit dyshohet se e kishte goditur me mjet të fortë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14 ndërsa policia tashmë ka arrestuar personin e dyshuar.
Vëllai dyshohet se e kishte sulmuar motrën e tij e kishte goditur me mjet të fortë dhe të njëjtës i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Rasti është iniciuar si dhunë në familje ndërsa, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit në Gjilan.
Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.