Foto: Prokuroria e Pejës

Dyshohet se goditën me mjete të forta dhe më pas e vranë me armë zjarri një person, aktakuzë ndaj 6 personave

Prokuroria e Pejës ka ngritur akzakuzë ndaj gjashtë personave për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë në kryerjen e veprave penale.

Ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”. Gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G., është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej  47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre.

Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri.

Gjithashtu, të pandehurit N.G., A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihet në barrë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës, të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit.