Ilustrim

Dyshohet se gjuajti më armë zjarri, arrestohet një burrë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në Graçanicë.

Sipas Policisë i njëjti kishte shtënë me armë derisa ishte në lëvizje me automjetin e tij.

“Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuar F. R., në praninë e avokatit mbrojtës ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga ana e policisë.

“Ndaj personit të dyshuar F. R. (mashkull), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprat: Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës”- ka njoftuar Policia.