Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dyshohet se falsifikoi dokumente zyrtare në vitin 2023, arrestohet një zyrtar në Ferizaj
06.9.2024 - 10:44
Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimin se më 22.06.2023, ka falsifikuar një dokument zyrtar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari N.N. është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të lëshuar sot më 06.09.2024.
Policia tutje njofton se lidhur me këtë rast, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër dhe se është dërguar në mbajtje.