Foto: Ilustrim

Dyshohet se është dhunuar një grua në Bresje të Fushë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mesditë është raportuar një rast të mundshëm dhunimi në Bresje të Fushë Kosovës.

Siç kanë njoftuar forcat e rendit, rastin po e heton Prokurori i Shtetit.

“Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do t’i behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.