
Ilustrim
Dyshohet se e vrau një kafshë të egër, arrestohet një burrë në Rahovec
28.2.2025 - 10:58
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte vrarë një kafshë të egër në Rahovec.
Siç njoftojnë organet e rendit, të njëjtit i është sekuestruar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Po ashtu, në Raportin 24-orësh tregohet se pushka e gjuetisë ishte me leje, në emër të prindit të të dyshuarit.
“Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës, më 28.02.2025.
Rasti i cili raportohet të ketë ndodhur më 25.02.2025, në ora 11:00, është cilësuar si “gjueti e kundërligjshme dhe armëmbajtje pa leje”.