Foto: Ilustrim

Dyshohet se e ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet taksisti ilegal

Një burrë, i cili derisa ishte duke punuar taksi ilegal, është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, rreth orës 13:30.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur”, ka thënë Policia.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.