Foto Ilustrim: Vjedhje

Dyshohet se e goditi duke e lënë pa vetëdije, pastaj vodhi 600 euro

Një grua nga fshati Davidovc i Shtimes është ballafaquar më një person të panjohur që dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e saj për të vjedhur.

I dyshuari ka goditur viktimës, duke e lënë pa vetëdije.

Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari pas kishte lënduar dhe lënë pa vetëdije viktimën, kishte kryer vjedhje në shtëpinë e saj.

Dëmi i raportuar në Policinë e Kosovës nga kjo familjes është 600 euro.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur të mërkurën pasdite.