Ilustrim

Dyshohet se doli dhe e la pa frenuar kamionin, vdes një person në Lipjan

Një person ka vdekur pasi është goditur nga kamioni në hyrje-dalje të autostradës në Lipajn.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se dyshohet që vozitësi ka dalë nga kamoni për shkaqe të panjohura dhe e ka lënë automjetin të pasiguruar (frenuar) e që për pasojë ka lëvizur dhe goditur drejtuesin.

“Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda” – ka thënë Bajrami.

Sipas tij, ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Derisa, policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35.