Ilustrim

Dyshohet se dhunoi një të mitur për gati tri vjet në Ferizaj, gjykata vendos për të dyshuarin

Një person është dërguar në paraburgim me vendim të gjykatës, nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur nën moshën 16-vjeçare.

Personi i paraburgosur me iniciale Z.Z. dyshohet se ka dhunuar të miturën prej muajit mars 2019 deri në korrik të vitit 2022.

Dosja e prokurorisë tregon se dhunimi ka ndodhur në Ferizaj,

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj” – thuhet në njoftim të gjykatës.

Gjykata ka njoftuar palët se ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankesë por që ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit për paraburgim.