Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se dhunoi një të mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur më 08 shkurt 2023.

I dyshuari është gjetur së bashku me viktimën e mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.