Ilustrim.

Dyshohet se dhunoi një 18-vjeçare në Ferizaj, arrestohet 42-vjeçari

Dje është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se më 17 shtator e ka dhunuar një vajzë.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas Basri Shabanit, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj, viktima është 18-vjeçare, kurse i dyshuari 42-vjeçar.

“Viktima është e lindur në vitin 2004, kurse i dyshuari në vitin 1980, të dhëna më shumë për këtë rast nuk mund të japim”- ka thënë Shabani.

Kurse, prokurori Shukri Jashari për KALLXO.com ka bërë të ditur se personi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas tij, i dyshuari dhe viktima nuk janë nga rajoni i Ferizajt.

“Personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, pasi të vij kallëzimi penal do procedohet tutje. Deri tani mund t’u them se i dyshuari dhe viktima nuk janë nga rajoni i Ferizajt” – bëri të ditur Jashari.