Ilustrim

Dyshohet se detyronte viktimën t’i jepte para, arrestohet i mituri në Prizren

Një i mitur në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar nën dyshimet se në vazhdimësi e kishte detyruar një person tjetër t’i jap atij të holla.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 mars në ora 15:30.