Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se dëmtuan buxhetin komunal në vlerë 300 mijë euro, kërkohet paraburgim për 9 zyrtarët e arrestuar në Lipjan

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 9 zyrtarët komunalë të arrestuar dje në Lipjan.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik’” – ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, për KALLXO.com.

Ata po dyshohen se në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure të Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Të njëjtit dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin komunal në vlerë 300 mijë euro.

Përveç zyrtarëve, Prokuroria dje ka ndaluar edhe një zyrtar përgjegjës të kompanisë.