Dyshohet për zjarrvënie të një shtëpie në Leposaviq

Një burrë, kosovar ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobravë të Leposaviqit.

Policia tregon se rasti është duke u hetuar si zjarrvënie.