Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në një shtëpi në lagjen 'Kroi i Vitakut" në Mitrovicën Veriore
Në një shtëpi në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast i zjarrvënies më 17.09.2024.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar me lëndë djegëse.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë i Policisë Rajonale të Mitrovicës Veriore Veton Elshani, i cili tha se deri më tani nuk ka dyshuar e as të arrestuar.
“Rreth ores 00:30 patrolla policore e cila ka qenë në patrulim ka vërejtur tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hymjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësu dera e hymjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktu nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”- tha ai.
Elshani potencoi për KALLXO.com se pronari i shtëpisë është shqiptar, teksa shtëpia është e pabanueshme.