Komuna e Zveçanit

Dyshohet për vendosje të një mjeti shpërthyes në Qendrën e Regjistrimit Civil në Zveçan

Pos djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok, mbrëmë është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se në këtë qendër, dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

“Është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar Sveçla.

Duke i quajtur kriminale këto veprime, ministry ka thënë se këto raste tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishte prani të Njësive Speciale për të garantuar rend dhe siguri.

“Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha shkruar ai, duke ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.

Digjet qendra e regjistrimit në Zubin Potok