Dyshohet për të shtëna me armë në Suharekë

Drejtori i Kompanisë “Agro Kosova Holding”, Bekim Krasniqi ka njoftuar policinë se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur reth orës 21:19 në Suharekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Patrullat kanë kontaktuar me ankuesin Bekim Krasniqi, i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë”, ka thënë Gashi.

Tutje është bërë e ditur se patrullat së bashku me njësitë e tjera të policisë ende janë në vendin e ngjarjes.

Në shkurt të këtij viti, Policia e Kosovës ka zbatuar një vendim për lirimin e ndërmarrjes, Agro Kosova – Holding, pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte deklaruar se ka marrë nën administrim këtë ndërmarrje.

Drejtori i Agro Kosova – Holding: Jemi larguar me dhunë nga objekti