Sulm/ Ilustrim
Dyshohet për sulm seksual në Leposaviq, i dyshuari lirohet pas intervistimit
07.8.2024 - 10:09
Një sulm seksual dyshohet se ka ndodhur në Leposaviq më 05.08.2024.
Policia e Kosovës, në raportin e vet 24 orësh, tregon se gruaja kosovare raportoi se një burrë kosovar ka kryer sulm seksual ndaj saj.
I dyshuari u intervistua nga Policia, në prezencën e avokatit mbrojtës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.