Dyshohet për shpërthimin e një cisterne në dalje të Pejës - rruga për në Deçan

Një cisternë dyshohet të ketë shpëthyer mëngjesin e datës 11.10.2024 në rrugën “Tahir Zemaj” në dalje të Pejër rruga që të shpi për në Deçan.

Këtë e konfimoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 09:14 në rrugën “Tahir Zemaj”, rruga që shpien në drejtim të Deçanit te varrezat e qytetit ka ndodhur një shpërthim. Po dyshohet se një cisternë ka shpërthy. Te shohim tash, krejt njësitë kompentente janë në vendin e ngjarjen. Është njoftu prokurori i shtetit”- tha Gashi për KALLXO.com.

Ai shtoi se deri më tani nuk kanë identifikuar të dyshuar për këtë rast.

 

(Shënim: Teksti është edituar, pasi shpërthimi ka ndodhur në dalje të Pejës, rruga që të shpie për në Deçan dhe jo në Deçan – Koha e editimit: 10:57 – 11.10.2024)