Dyshohet për përleshje ndërmjet deputetëve të VV-së dhe LDK-së në Kuvend

Pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku raportoi ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, KALLXO.com merr vesh se ka pasur përleshje ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Në këtë përleshje ishin të pranishëm deputetët Arben Gashi, Kujtim Shala, Doruntinë Maloku – Kastrati nga ana e LDK-së dhe Gazmend Gjyshnica e Fitore Pacolli nga ana e Vetëvendosjes.

Pas pak pritet që Lëvizja Vetëvendosje të mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë.