Dyshohet për një mjet shpërthyes në afërsi të kazermës 'Adem Jashari' - FOTO

Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në afërsi të kazermës ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Ajo ka thënë se momentalisht qarkullimi në këtë hapësirë nuk është i lejuar dhe do të  lirohet pas përfundimit të ekzaminimeve.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet shpërthyes në atë zone. Aktualisht ne vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme policore. Rruga për qarkullim do të lirohet pas përfundimit te ekzaminimeve nga njësitet kompetente”, ka thënë ajo.