Dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrëdhënies seksuale që dyshohet të ketë ndodhur brenda një familjeje në Obiliq.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar një të mitur.

“Eshtë arrestuar i dyshuari i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën e mitur”, ka njoftuar Polica.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur më 25 korrik 2022 ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.