Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Dyshohet për dhunim të një të miture

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka raportuar një rast dhunimi i cili dyshohet të jetë kryer në Prishtinë.

Viktimës i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore, nnofton Policia, pa dhënë më shumë detaje.

Për rastin, sipas raportit policor të 24 orëve të fundit, është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar hetim të mëtejmë.