Foto: Ilustrim

Dyshohet për dhunë psikike ndaj nënës, arrestohet djali

Një burrë nga Malisheva është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari për shkak të problemeve psikike shëndetësore, me urdhër të prokurorit pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë, është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, rasti po vazhdon të hetohet.