
Ilustrim
Dyshohen se sulmuan policët gjatë shqiptimit të gjobës në Prizren, arrestohen dy persona
05.2.2025 - 10:17
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një kundërvajtjeje në trafik.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 04.02.2025, rreth orës 20:10.
Rasti është inicuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.