Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dyshohen për prostitucion, arrestohen dy gra dhe një burrë në Prishtinë

Një burrë dhe dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimin për mundësim/detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro dhe një pistoletë me katër copë fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sipas Policisë njëra nga të dyshuarat është liruar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.