Foto: Policia e Shtetit

Dyshohej për vjedhjen e 11 biçikletave, Policia e Shtetit arreston 34 vjeçarin – Pamje

Një 34 vjeçar është arrestuar pas një operacioni policor të Policisë së Shtetit nën dyshimin për vjedhje.

Operacioni i koduar si “eleven” zbardhi disa vjedhje të cilat dyshohet se i kreu 34 vjecari me inicialet S.T.,

I njëjti dyshohet se u vodhi disa qytetarëve 11 biçikleta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi S. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.