lustrim Foto: BIRN

Dyshohej për dhunë në familje, policia i gjen arsenal armësh burrit në Klinë

Një burrë nga Klina është arrestuar pasi iu gjetën disa armë në bastisjen nga Policia.

Policia në Klinë njoftoi se fillimisht kishin qenë duke e intervistuar të dyshuarin A.I i lindur në vitin 1968, lidhur me një rast të dhunës në famije.

Pas kësaj, policia kishte marrë vesh se i dyshuari ka armë një pushkë gjuetie, dhjetë copë fishekë 16 mm, një pistoletë 7.65mm,një fishekë cal. 7.65 mm, një pistoletë Ekol special 99 dhe gjashtë fishekë cal.7.65 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.